Presidenti Bajram Begaj ka reaguar me një postim në lidhje me 6 vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës.
Begaj shkruan se Tereza është simbol i mohimit të privilegjit vetjak dhe shërbimit të pakursyer ndaj të vuajturit, të uriturit, të pamundurit e të harruarit.
Sakaq shton se sot më shumë se kurrë shqiptarët duhet të reflektojnë për të pasur më shumë solidaritet për të afërmin dhe shërbim për vendin.
Postimi i plotë:
?????? ?????? ? ???????̈?, dëshmi e gëzimit, që buron nga dashuria për jetën dhe për madhështinë e dinjitetit njerëzor.
Bija shqiptare është simbol i mohimit të privilegjit vetjak dhe shërbimit të pakursyer ndaj të vuajturit, të uriturit, të pamundurit e të harruarit.
Në një botë, që rend drejt materiales, shembulli i saj na fton të shohim brenda vetes, brenda familjeve dhe shoqërive tona për të kultivuar dashurinë për tjetrin dhe vlerat më të mira shpirtërore të popullit tonë, të cilat Nënë Tereza i ka lartësuar si askush tjetër në botë. E sotmja duhet të jetë një ditë reflektimi për secilin prej nesh për më shumë solidaritet për të afërmin, dashuri për njëri-tjetrin dhe shërbim për vendin!