1/8 e ndeshjeve të Champions League/ Skuadrat triumfuese në përballjet e sotme

Champions League është rikthyer mbrëmjen e së martës pas disa muajve pushim me fazën e 1/8 me eliminim direkt në ndeshjet e para. Milan ka mundur 1-0 në shtëpi Tottenhamin, ndërsa Bayern Munich ka fituar 0-1 në Paris me vendasit e PSG-së. Ndeshjet e kthimit mes këtyre skuadrave do luhen në 8 mars.

Në “Parkun e Princave” në Paris përballja u vendos nga goli i Kingsley Coman në minutën e 53 të ndeshjes. Asisti i Davies bëri që francezi të godiste fluturimthi për ta ndalur sferën në rrjetë. Si një ish, sulmuesi nuk festoi në Paris. Te PSG në fushë nga minuta e parë ishin yjet Messi dhe Neymar, teksa Mbappe shënoi në minutën e 82, por VAR e cilësoi në pozicion jashtë loje.

Në “San Siro” Milan fitoi 1-0 me Tottenhamin për ndeshjen e parë në 1/8 e Champions League. Shtatë herë fituesit e Ligës së Kampionëve iu falën golit të Brahim Diaz në minutën e shtatë të ndeshjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *