1 maji, data që simbolizon ditën ndërkombëtare të puntorëve, pas luftës për të drejtat dhe kushtet e punës, zgjon çdo vit qytetarët nga e mbarë bota të cilët ngrihen në protesta.
Ditën e sotme edhe në Tiranë disa qytetarë të grup-moshave të ndryshme janë ngritur në protestë për të kërkuar të drejtat e tyre.
Protesta e qytetarëve nisi nga Sheshi Skëndërbej dhe po shkon drejt kryeministrisë.
Shoqëria civile kërkon respektimin e të drejtave të punonjësve./ Priza.al