1 miliard dëgjime në Spotify, fama e këngëtares shqiptare Ava Max promovohet në ‘Times Square’ të New Yorkut

Artistja shqiptare tashmë me famë botërore, Ava Max, po vazhdon të shijojë suksese të shumta në sferën e muzikës.

Këngët e saj numërojnë miliona dëgjime në mbarë platformat muzikore, duke e bërë kështu ndër këngëtaret femra më të dëgjuara globalisht. Hiti ‘Sweet but Psycho’ me të cilin debutoi në tregun ndërkombëtar ka tejkaluar tashmë shifrën e një miliard dëgjimeve në atë që njihet si platforma më e madhe e muzikës në botë, Spotify.

E për ta përgëzuar për këtë sukses, Spotify i ka dedikuar një billboard’ artistes shqiptare në sheshin ‘Time Square’ të New Yorkut.

Me të parë këtë, këngëtarja me prejardhje nga Shqipëria publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi të “billboard”-it, ndërsa falënderoi Spotify-në për këtë nder që i bën.

“Faleminderit te secili që ka dëgjuar ‘Sweet but Psycho’ mbi një miliard herë! Gjithashtu Spotify, klubi i miliarderëve”, ka shkruar Ava Max në Instagram.

 

 

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *