Presidenti amerikan Joe Biden, ka njoftuar se për gjashtë muajt e ardhshëm SHBA do të nxjerrë 1 milion fuçi nafte nga rezervat strategjike të saj.
Kjo masë vjen me qëllim për uljen e çmimeve të larta të karburantit, kudo në botë si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë.
Në një njoftim zyrtar nga Shtëpia e Bardhë thuhet se vendimi vjen pas konsultimeve me aleatë dhe partnerë.
Kështu presidenti Biden do të vendosë lirimin më të madh të rezervave të naftës që është ndërmarrë ndonjëherë në SHBA.
Sipas zyrtarëve të lartë ky është një vendim historik i ndërmarrë në gjithë historinë e vendit.