13 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO

1 Prilli është dita e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Sot bëhen 13 vite që nga anëtarësimi  saj.

Nëpërmjet një mesazhi, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla theksoi kontributin proporcional dhe thelbësor që ka dhënë Shqipëria si një anëtare e denjë e NATO-s, në operacionet e Aleancës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajone të ndryshme: në misionin KFOR të udhëhequr nga NATO në Kosovë; në ISAF dhe Misionin Resolute Support në Afganistan; në misionet detare në Egje; në Prezencën e Përparuar të Përforcuar të NATO-s në Letoni etj.

“Më 1 prill 2009, pas ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet anëtare, Shqipëria u bë zyrtarisht anëtare e Aleancës. Më 7 prill 2009, në selinë e Aleancës në Bruksel, u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit tonë kombëtar në NATO.

Gjatë këtyre viteve, Shqipëria ka dhënë kontributin e saj proporcional dhe thelbësor, si një anëtare e denjë e NATO-s, në operacionet e Aleancës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajone të ndryshme: në misionin KFOR të udhëhequr nga NATO në Kosovë; në ISAF dhe Misionin Resolute Support në Afganistan; në misionet detare në Egje; në Prezencën e Përparuar të Përforcuar të NATO-s në Letoni etj.

Gjithashtu, Forcat tona të Armatosura kenë qenë dhe janë të angazhuara në misione paqeruajtëse dhe luftarake në Bosnje- Hercegovinë, Sudani i Jugut, në operacionin ushtarak UNMISS të OKB-së etj.

Gjatë kësaj periudhe, me qindra ushtarakë shqiptarë shërbyen me përkushtim, profesionalizëm të lartë dhe sakrifica në misionet e Forcave të Armatosura në kuadër të Aleancës.

Sot kujtojmë me respekt Dëshmorët e Atdheut, Kapiten Feti Vogli, Major Klodian Tanushi dhe Nëntetare Zarife Hasanaj, të cilët ranë në krye të detyrës, në misionet ushtarake në Afganistan dhe Letoni, si Dëshmorë të Paqes, për një botë më të sigurt”, shkruan Nikolla në mesazhin e saj./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *