Ngjarje të rëndësishme botërore kanë ditët apo datat e tyre të përcaktuara në histori. Edhe pse e çuditshme, në fakt ka edhe një ditë të dedikuar për gënjeshtrat. Pikërisht data e sotme, 1 Prilli, ose e njohur ndryshe si dita e gënjeshtrave njihet në shumë vende të botës. Në këtë ditë bëhen rrengje, gënjeshtra të bardha midis familjarëve, miqve apo edhe shoqërisë përreth.
Por çfarë fshihet pas kësaj dite, cila është historia e saj?
Historia:
Dikur, 1 prilli festohej si dita e Vitit të Ri, por me ndyshimin e kalendarit nga Julian në Gregorian, në 1582 nga Papa Gregory XIII, dita e Vitit të Ri u vendos më 1 janar. Megjithatë, disa njerëz vazhdonin të gënjenin veten dhe e festonin këtë ditë më 1 prill, ndërsa të tjerët talleshin me ta.
Profesori Joseph Boskin e shpjegonte dikur kështu këtë ditë:
1 Prilli e ka prejardhjen gjatë periudhës së sundimit të Kostantinit, kur një shakaxhi i quajtur Kugel i tha perandorit se ai mund ta drejtonte më mirë perandorinë. Kostantini e mori me të qeshur këtë deklaratë dhe e lejoi Kugel-in të bëhej perandor për një ditë, në datën 1 prill, të cilën Kugeli e shpalli ditën e gënjeshtrave.
Ky shpjegim u publikua në vitin 1983 nga “Associated Press”, por doli një problem akoma më i madh! E gjithë historia ishte trilluar nga profesori Boskin për të bërë një shaka për 1 prillin.
“Associated Press” iu desh disa kohë që ta kuptonte që kjo ishte gënjeshtër dhe t’i kërkonte falje lexuesve.
Sot 1 prilli festohet në Europë si Dita e Gënjeshtrave dhe njerëzit bëjnë rrengje dhe shaka me njëri-tjetrin.
Gënjeshtra më të famshme të 1 Prillit:
Në 1957, mijëra shikues të “BBC” besuan një raport të publikuar nga gjiganti i informimit, sipas të cilit shkencëtarët kishin zbuluar në Zvicër pemë që prodhonin makarona. N
Në vitin 2012 Louis Tomlinson, anëtar i grupit muzikor “One Direction”, gënjeu fansat, duke i thënë se do të bëhej baba.
Gjithashtu, një grua amerikane që u arrestua nga policia, pasi deklaroi se kishte vrarë burrin e saj./Priza.al