1 Qershori- Dita ndërkombëtare e fëmijëve

Dita e Fëmijëve shënohet me 1 qershor në mbarë botën.

Por cili është historiku i kësaj dite?

Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë, që sot të ndihen të lumtur dhe të festojnë me prindërit dhe bashkëmoshatarët e tyre.

Kjo ditë nuk është vetëm ditë Festive, por njëherësh 1 qershori shërben për të sensibilizuar dhe për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojëra festive.

https://www.youtube.com/watch?v=kxOxzI-T5Cc

Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në 1925. Në të njëjtën ditë, konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetimë kinezë të festonin në festivalin e “Anijes së Dragoit”.

Dy vite më pas festa e 1 qershorit filloi të festohet në të gjithë botën. Në Shqipëri, por edhe në të gjithë vendet e botës,  sot fëmijët kanë ditën e tyre të festës. Nuk do të mungojnë edhe aktivitetet e larmishme që do të organizohen për ta bërë këtë ditë sa më të bukur për të vegjlit.

Priza.al jus jell edhe disa poezi për 1 Qershorin, ku dhe mund t’i recitoni së bashku me fëmijët tuaj:

Kur vjen 1 Qershori

Kur vjen 1 qershori,
zemra më gufon
se është festa ime,
se është festa jonë

Me shokët me shoqet,
lozim e këndojmë.
Prindër e mësues,
bashkë me ne festojnë.

Dhe trumcakët ciu-ciu,
në ajër lodrojnë.
Gëzuar o fëmijë,
me gjithë zemër na urojnë.

Dhe çapkënia ketrushe
për të na uruar festën,
po na sjell lule fushe.

Ja na erdhi 1 Qershori,
ç’na gëzon kraharori.
çelin lule plot hare,
midis tyre lule ne.

………………

Një Qershori ynë,
Erdhi përsëri,
Edhe më të lumtur,
Ne na gjen tani,

Të gjithë të gëzuar,
Lozim dhe këndojmë,
Rroftë 1 Qershori,
Rroftë festa jonë./priza.al


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *