1 shtatori po risjell tensione! KFOR shton patrullimet në veri të Kosovës

Në pritje të 1 shtatorit kur do të futet në fuqi masa e reciprocitetit për targat tensionet po shtohen në veri të Kosovës.

Sot, për herë të dytë në brenda pak orëve KFOR-i ka njoftuar se ka shtuar aktivitetet patrulluese në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak që të reagojë shpejt ndaj të gjitha sfidave të sigurisë.

“Ne duam të sigurojmë të gjithë se KFOR-i është i gatshëm të intervenojë nëse është nevoja”, tha zyra për media e KFOR-it. Gjithashtu KFOR tha se në mandatin që ka me rezolutën 1244 të vitit 1999, do të ofrojë një ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për gjithë qytetarët e Kosovës.

Në 31 korrik, serbët lokalë në veri të vendit kishin vendosur barrikada në rrugët që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe në Bërnjak si revoltë ndaj vendimit të 29 qershorit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet ndaj Serbisë për targa dhe dokumentet hyrje-dalje.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *