Vjen një lajm i mirë për hartimin e një pakete tjetër mbështetëse për familjarët dhe bizneset që nuk përballojnë dot rritjen e tejskajshme të çmimeve.
Ministrja e Energjetikës Belinda Balluku në një intervistë televizive konfirmon ka pasur një parashikim për Gushtin se do të arrinte diku deri tek 340 Euro.
Lajmërim tjetër nga Balluku ishte edhe siguria që dha se nuk ka asnjë plan për ndërprerje të planifikuar të energjisë.
“Ne presim që të ankorohen në fillim të Shtatorit dhe të jenë të gatshme për prodhim në Tetor”
Duke lajmëruar kështu mbërritjen e2 anijeve që janë kontraktuar për t’u marrë me qira për prodhimin e energjisë që njihen si termocentrale lundruese.
Balluku: Paketë mbështetëse për familjarët
Në pozicionin e zv/Kryeministres, Balluku pohon për hartimin e një pakete tjetër mbështetëse për familjarët dhe bizneset që nuk përballojnë dot rritjen e tejskajshme të çmimeve.“Padyshim që do të jetë pjesë e të gjithë bisedave të qeverisë dhe të gjithë rishikimet të buxheteve që ne bëjmë herë pas here”, tha ajo. Pavarësisht akuzave të opozitës, Balluku e vlerëson menaxhimin që po i bëhet krizës energjetike me nota maksimale.“Të ulërasësh sot dhe të thuash që po keqpërdoret situate, ndërkohë që e dinë dhe fëmijët që megavat/orë shitet me 10-fishin e çmimit. Të ulërasësh sot që kaskada po keqmenaxhohet kur ne jemi në nivelin 275 dhe nuk mbahet mend kur ka rënë shiu i fundit në Kukës”, tha ajo. Ndërsa sa i takon Kosovës, ministrja konfirmon që do të vazhdojnë ta mbështesin sipas marrëveshjes së shkëmbimit të energjisë. Ndërkohë, kujtojmë se muaj më parë ishte kryeministri Edi Rama ai i cili paralajmëroi krizën energjetike në vend. Ndërsa, ekspertë të sektorit energjetik thonë se rritja e çmimit të gazit në tregjet ndërkombëtare, i nevojshëm për prodhimin e energjisë, prek edhe tregun shqiptar. Për të zbutur efektet e krizës, ata sugjerojnë uljen e importit dhe rritjen e prodhimit vendas, përmes hidrocentraleve. Ky prodhim aktualisht mbulon mbi 70% të nevojave të konsumit. Studiues të sektorit energjetik, nënvizojnë se ka mjaft rëndësi në këtë proces dhe një menaxhim më i mirë i sektorit energjetik.