Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike ka reaguar lidhur me sulmin me armë të ndodhur gjatë natës në ambientet e jashtme të televizionit “Top Channel’. Viktimë e të shtënave me breshëri automatiku mbeti roja e objektit viktimë Pal Kola.
Alibeaj e cilësoi sulm ndaj medias dhe fjalës së lirë ngjarjen e ndodhur.
“Sulmi me armë ndaj televizionit kombëtar, Top Channel dhe vrasja e rojës së sigurisë është një ngjarje e rëndë dhe akt kriminal të cilin e dënoj me forcë. Ngushëllimet e mia për familjen e punonjësit të sigurisë që humbi jetën në këtë ngjarje të rëndë. Sulmi i mbrëmshëm është një sulm ndaj medias, fjalës së lirë, por është dhe një sulm i rëndë ndaj sigurisë publike në vend.
Në emër të PD bëj thirrje organeve ligjzbatuese të zbardhin urgjentisht ngjarjen dhe autorët të vihen para drejtësisë. Mbështetje dhe solidaritet për stafin e Top Channel.”- shkruan Alibeaj.