Sot është njëvjetori i marrëveshjes së nënshkruar në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në X ka sjellë në vëmendje zbatimi i marrëveshjes së bashku me implementimin e anekseve është i një rëndësie të madhe për paqen në Ballkanin Perëndimor.
“Ndërsa i afrohemi takimit të Këshillit Evropian të 21 marsit, është thelbësore të kujtojmë se zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së bashku me Aneksin e saj Zbatues, është i një rëndësie të madhe për ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Rama.