Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka dhënë mesazhin e saj me rastin e 1-vjetorit të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Ajo shprehu mbështetjen për luftën të cilën e cilësoi të drejtë të Ukrainës për të mbrojtur lirinë, sovranitetin dhe tërësinë territoriale.
“Një vit pas sulmit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, Shqipëria vijon të mbështesë fuqimisht luftën e drejtë të Ukrainës për të mbrojtur lirinë, sovranitetin dhe tërësinë territoriale. Me Rezolutën e Kuvendit, mbështetjen financiare, humanitare dhe ushtarake si vend anëtar i NATO-s, pritjen e të shpërngulurve dhe kontributin si bashkëpenëmbajtëse me ShBA në KS të OKB dhe unifikimin e qëndrimeve me BE, jemi në krye të përpjekjeve të botës së qytetëruar për mbrojtjen e një vendi sovran. Slava Ukraini!”, shkroi Kryeparlamentarja Nikolla.