Kanë kaluar plot 365 ditë që nga ndarja nga jeta e Hueyda El Saied. Artistja e njohur ndërroi jetë në moshën 46-vjeçare, pasi humbi betejën me kancerin e gjirit.
Hueyda la pas një djalë, Gabrielin, i cili së bashku me babain e tij Thierry-n e kujtojnë gjithmonë në mënyra të ndryshme. Edhe në këtë ditë të vështirë për ta, bashkëshorti i saj e ka kujtuar në mënyrën më të bukur, duke ndarë një video me momentet e tyre familjare.
Krahas postimit, ai ndër të tjera shkroi se ajo i mungon shumë atij dhe Gabrielit.
“Na mungon shumë…!! Një vit ka kaluar pa dëgjuar zërin tënd, pa dëgjuar të qeshurën tënde, pa parë buzëqeshjen tënde… por je ende në zemrat tona, në mendjet tona, në shpirtrat tanë përgjithmonë! Të duam, Gabriel & Thierry”,-shtoi bashkëshorti i artistes.