12 persona të përfshirë në përleshjet e djeshme në Romë u arrestuan gjatë natës. Midis të arrestuarve gjithashtu Roberto Fiore dhe Giuliamo Castellino, përkatësisht udhëheqës kombëtar dhe udhëheqës romak të Forza Nuova.
Manifestuesit No Green Pass, No Vax e militantë të ekstremit të djathtë të Forza Nuova sulmojnë selinë e Konfederata e Përgjithshme Italiane e Punës (CGIl) në Romë.
Ditën e djeshme përplasje të shumta me policinë u shënuan në Romë gjatë demonstratës “Jo Green Pass”. 10.000 protestues kundër “Green pass” dolën në rrugë për të protestuar. Një grup pjesëmarrësish u përpoq të arrinte në Palazzo Chigi, teksa u hodhën bomba letre e gaz lotsjellës.
Momente të tensionit të fortë pati edhe në Milano. Pasi ecën nëpër rrugët e qendrës, demonstruesit, rreth 5 mijë, arritën në Piazza “San Babila” dhe më pas morën rrugën “Venezia” drejt “Piazzale Loreto”.
“Dje ishte një plagë demokratike, një akt fyes ndaj Kushtetutës së lindur nga Rezistenca, një akt që shkel botën e punës dhe të drejtat e saj”, tha sekretari i përgjithshëm i CGIL Maurizio Landini gjatë hapjes së asamblesë së përgjithshme të sindikatës.
“Unë do doja të ishte e qartë se nëse dikush ka menduar të na frikësojë, të na bëjë të heshtim, ata duhet të dinë se CGIL, lëvizja e punëtorëve, janë ata që kanë mundur fashizmin në këtë vend, rifituan demokracinë: nuk ka frikësojnë, nuk na trembin”, shtoi Landini. “Të gjitha ato formacione që i referohen fashizmit duhet të shpërbëhen dhe kjo është koha për ta thënë qartë”, përfundoi ai.
Protesta e dhunshme vijon në disa sheshe në qendër të Romës. Ndërkohë, ka reaguar edhe kryeministri Mario Draghi i cili shpreh solidaritetin ndaj sekretarit të përgjithshëm të CGIl Maurizio Landini.
“E drejta e manifestimit të ideve personale nuk mund të degjeneroj në akte dhune, kërcënimi i agresiviteti. Sindikatat janë një themel i demokracisë e i të drejtave të punëtorëve. Kërcënimi ndaj tyre është i papranueshëm.”
Më 15 tetor në Itali bëhet i detyrueshëm Green Pass për punonjësit e sektorit publik e privat. Po ashtu ka reaguar edhe lideri i Lidhjes, Matteo Salvini i cili tha se dhuna është e papranueshme e nuk është kurrë zgjidhja.
“Dhuna është e papranueshme e nuk është kurrë zgjidhja. Mos të ngatërrojmë dhunën e disa kriminelëve me kërkesat e arsyeshme të atyre që duan të mbrojnë shëndetin, lirinë, të drejtat e punën.”