- Emri “Halloween” është një version që vjen nga “All Hallows Eve”. Sipas Merriam-Webster, emri “Halloween” fillimisht erdhi nga All Hallows ‘Eve – nata e dytë e një festivali të quajtur ‘Samhain’, që daton nga paganët në Irlandë.
- “Hallow” vjen nga një mbiemër anglisht i vjetër që do të thotë “i shenjtë”, ndërsa “eve” i referohet mjedisit të mbrëmjes. ‘All Eve Hallows u shkurtua në “Halloween” në shekullin XVI.
- Vala e imigrantëve irlandezë, që iknin për të shpëtuar nga uria, bëri që Halloween-i të festohet sot në Amerikë.
- Nga mesi i shekullit XIX, vetëm disa vende në Amerikë festonin në një formë të butë Halloween-in, duke përfshirë tregimin e historive fantazmë, ligësitë, veshjet e frikshme, etj shkruan Revista Class.
- Uria shkatërruese në Irlandë, që filloi në 1845, shkaktoi imigrim masiv – më shumë se 1.5 milion irlandezë u larguan në Amerikë gjatë asaj kohe. Ata çuan dhe traditat e tyre të hershme të Halloween-it dhe festa u kap shpejt, duke u përhapur në të gjithë vendin.
- Gratë bënin lojëra në Halloween për të gjetur se si do të ishte burri i tyre i ardhshëm. Për shumë gra në fillim të shekullit XX, Halloween ishte festa ku mund të gjenin dashurinë. Lojërat si ‘Snap Apple’ ishin të njohura, sepse në to pjesëmarrësit mund të përdornin vetëm dhëmbët e tyre për të kafshuar një mollë të varur me një litar. Gratë gjithashtu hidhnin lëkura molle mbi shpatullat e tyre, duke shpresuar që mbetjet të binin në dysheme në formën e inicialeve të burrit tyre të ardhshëm.
- ‘Bobbing’ për mollët daton nga një festival antik romak, “Ponoma”. Gjatë shekullit XVIII, “bobbing” u rrit në popullaritet në perandorinë britanike dhe ishte një mënyrë tjetër për të flirtuar me një partner të mundshëm. Loja u ringjall nga irlandezët kur ata emigruan në Amerikë.
- Ne hamë karamele për Halloween sepse ato njihen si “ëmbëlsirat e shpirtit”, një ushqim i ëmbël që përdorej për të shpërqendruar fantazmat në Mesjetë. Rreth vitit 1200, në vende si Britania, Irlanda dhe Gjermania – “ëmbëlsirat e shpirtit” u rritën në popullaritet. Të bëra nga erëza të shtrenjta si shafrani dhe rrushi pa fara, këto ëmbëlsira kishin për qëllim të nderonin dhe të shpërqendronin fantazmat që endeshin më 31 tetor.
- Kostumet “Sexy” të Halloween-it datojnë që nga vitet 1970. Çlirimi seksual i viteve 1970 i homoseksualëve, solli organizimin e paradave me kostume seksi. Parada homoseksuale në zona si Greenwich Village dhe Key West filluan të shfaqeshin – dhe bashkë me ta, kostume seksi.
- Ju mund të keni një frikë reale nga Halloween-i, quhet samhainophobia. ‘Forbes’ e përkufizon samhainophobia si “një frikë e vazhdueshme, anormale dhe e pajustifikuar e Halloween-it, me gjithë kuptimin e vetëdijshëm nga individi dhe sigurinë nga të tjerët se nuk ka rrezik”.