Tradhtia në lidhjet romantike është diçka që ndodh jo rrallë për arsye nga më të ndryshme. Ndërkohë, partnerët tradhtarë përballen edhe me një tjetër ngarkesë përveçse ndjesisë së fajit: atyre u duhet të fshehin marrëdhënien jashtë marrëdhënies!
Disa strategji janë më të përdorshme se të tjerat dhe ju duhet të jeni në dijeni sepse, s’i dihet kurrë!
1. Janë diskret
Një nga qasjet kryesore është të qënit diskret. Duke limituar komunikimet, takimet, etj, etj e bën më pak të lehtë zbulimin e marrëdhënies së ndaluar.
2. Tregohen të kujdesshëm me çdo provë dixhitale
Në teknologjinë e ditëve të sotme është fare e thjeshtë të zbulosh një tradhti. Një foto, një mesazh, apo një shenjë në rrjete sociale mund të të nxjerrë në pah gënjeshtrën dhe kaq mjafton për të lënduar shumë njerëz. Kryesisht, tradhtarët e dinë mirë këtë dhe përpiqen të fshijnë çdo lloj prove në telefonat e tyre dhe jo vetëm.
3. Sillen si zakonisht
Sjelljet e dyshimta mund t’i shkaktojnë probleme dikujt që ka një lidhje të dytë. Ata përpiqen t’i kushtojnë njësoj vëmendje partnerit primar në mënyrë që stili i komunikimit dhe lidhja të mos ndryshojë.
4. Mbajnë të njëjtën rutinë
Bashkë me rutinën, të njëjtën sjellje, biseda dhe zakone që kishin para se të nisnin lidhjen.
5. Ndryshimet në pamje.
Disa tradhtarë janë koshientë që ndryshimi i menjëhershëm në pamje nuk do të ishte në avantazhin e tyre, prandaj përpiqen të jenë të qëndrueshëm…
6. Përdorin miqtë si justifikimin dhe mbështetjen e tyre kryesore
Nuk është e pazakontë që partneri që ka një lidhje të fshehtë të kërkojë ndihmën e shokëve të tij në ditë të vështira. Ose t’i përdorë ata si justifikim për takimin e radhës. Jini vigjilentë.
7. Çdo pajisje e tyre ka kod
Ata që nuk fshijnë çdo lloj informacioni që do t’i zbulonte, sigurohen të vendosin fjalëkalime. Ose ta ndryshojnë herë pas here atë.
8. Limitojnë kontaktet dhe komunikimin me partneren tjetër
Ata që duan të mos kenë probleme me partnerët primarë, përpiqen ta limitojnë kohën që kalojnë me partneren tjetër.
9. Email ose telelfon i ri
Një telefon i dytë apo një tjetër adresa email-i do ta ndihmonte të shmangte shuëmë probleme në raportin kryesor.
10. Takimi i dy partnereve
Një tjetër taktikë goxha dinamike është takimi i dy partnereve më njëra tjetrën. Kjo sipas tyre do të minimizonte shanset që partnerja kryesore të dyshonte tek kolegia, shoqja apo një tjetër e afërme.