Aplikimi i individëve me ide inovative apo startup-eve të interesuara për të marrë financim nga qeveria është shtyrë deri më datën 10 Qershor dhe interesi për këtë program që vihet në jetë për herë të parë, duket se është shumë i lartë.
Në një intervistë për SCAN TV, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, bën me dije se financohen tre kategori.
Por kur do të përzgjidhen idetë fituese inovative dhe kur lidhen kontratat?
Fondi total i vënë në dispozicion këtë vit është 300 milionë lekë dhe synimi është mbështetja e risive në biznes dhe nxitja e punësimit.