Nuk do të jetë Antonio Matheu Lahoz ai që do të gjykojë finalen e Kupës së Botës kundër Francës, Argjentina mund të qëndrojë e qetë.
Pas drejtimit shumë të kontestuar të arbitrit spanjoll në çerekfinale, kur teprica e kartonëve të verdhë dhe mungesa e autoritetit rritën vazhdimisht nivelin e tensionit në fushë mes Holandës dhe “Seleción”, FIFA vendosi ta dërgojë në shtëpi Lahoz.
Megjithatë, mes argjentinasve, veçanërisht te gazetari Alejandro Fantino, një ndjenjë e përzier zemërimi dhe helmi mbeti ndaj arbitrit spanjoll, i sulmuar në radio “live”.
Gjatë transmetimit të tij në “Multiverse Fantino”, gazetari shpërtheu: “Arbitrat spanjollë janë bij kur*ash, budallenj. Ata vepruan me Uruguajin si me ne. Akorduan 10 minuta shtesë ndaj Holandës, 10 minuta. Ata janë hajdutë. Ka 500 vite që na grabitin.
Para 500 vitesh na vodhën arin, argjendin, na sollën sëmundje. Dhe tani këta bij kur*ash vazhdojne të na mashtrojnë… Ky hajduti na dha 10 minuta shtesë”. Ky është sulmi i Fantino ndaj arbitrit Lahoz dhe gjithë spanjollëve.
Se hace llamar periodista/presentador.
Luego nos quejaremos de los que tenemos en las radios y TVs españolas, pero menudo nivelito hay al otro lado del charco.
Alejandro Fantino se llama el genio.pic.twitter.com/8RVIBgCnYN
— Nácher (@JaviNacher7) December 15, 2022