10 persona humbën jetën, por ai nuk e ndaloi koncertin! Ngrihet një padi prej 750 milionë dollarësh ndaj Travis Scott dhe Drake

Një padi që kërkon më shumë se 750 milionë dollarë u ngrit të martën në emër të paktën të 125 viktimave të “Astroworld”, përfshirë 21-vjeçarin, Axel Acosta, i cili vdiq në këtë ngjarje.

Turma e madhe në festivalin e reperit Travis Scott në Houston la të vdekur 10 persona dhe shumë të tjerë të plagosur. Deri më tani, janë ngritur dhjetëra padi kundër Scott dhe Live Nation.

Padia, e ngritur nga firma ligjore Buzbee, përfshin gjithashtu reperin Drake, i cili ishte bashkuar me Travis në mes të koncertit.

Travis Scott (Foto: Wire Image)

“Viktimat atë natë shkuan në Astroworld për t’u argëtuar”, thuhej në padi. “As ata dhe as familjet e tyre nuk u paralajmëruan kurrë se po kalonin në një situatë jashtëzakonisht të rrezikshme”.

Padia akuzon Scott, emri i vërtetë i të cilit është Jacques Bermon Webster II, për vazhdimin e koncertit edhe pasi autoritetet kishin njoftuar se diçka nuk po shkonte siç duhet. Padi të tjera kanë pretenduar të njëjtën gjë, dhe shefi i zjarrfikësve të Houston, Samuel Pena, tha se ‘absolutisht’ duhet ta kishte ndërprerë shfaqjen sapo të shihte se çfarë po ndodhte.

Padia, si shumë që dolën përpara, vuri në dukje gjithashtu se bashkëshorti i Kylie Jenner ka një histori të nxitjes të dhunës në shfaqjet e tij përmes teksteve dhe zakonit për t’i inkurajuar fansat që të nxitojnë në skenë.

Padia tregon gjithashtu rastin e Kyle Green, i cili u paralizua në një koncert të Travis Scott në New York në vitin 2017. Në festivalin e mbajtur pak ditë më parë, nëntëvjeçari Ezra Blount ishte viktima më e re, i cili u shtyp dhe u shkel nga turma.

Në një raportim të bërë ditën e djeshme, babai i Storm thuhet se është akoma në gjendje ‘shoku’ për atë që ndodhi.

Gjatë kësaj kohe, ai ka marrë një përkrahje të madhe nga bashkëshortja e tij, Kylie Jenner. 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *