Gjithnjë i jashtëzakonshëm, arti mund të jetë vërtet i pabesueshëm.
Ja cilat janë 10 skulpturat më të çuditshme nëpër botë
Planet, Singapor
Në brendësi të Gardens by The Bay në Singapor, Planet është vepër e artistit Marc Quinn.
E gjatë 9 metra dhe e lartë 3 metra, ajo paraqet një bebe që është edhe i biri i skulptorit, Lucas. Ekuilibri mbështetet i gjithi në dorën e djathtë “të fëmijës”.
Maman, Bilbao
Në hyrje të Muzeut Guggenheim të Bilbaos është një merimangë gjigante, vepër e artistit impresionist, surrealist e post-minimalist Louise Bourgeois. E lartë 9 metra, Maman është skulptura më përfaqësuese e një sërë veprash që kanë për protagonist merimangën.
The Kelpies, Falkirk (Scoci)
Të larta 30 metra, The Kelkies janë dy koka kuajsh – të projektuara nga Andy Scott, në Falkirk, Skoci. Ato formojnë një lloj hyrje në Forth and Clyde Canal dhe janë një homazh për rolin që luan kali në vend, si në sport edhe në kulturë.
Ocean Atlas, Nassau (Bahamas)
Në Nassau, Bahamas, Ocean Atlas është skulptura më e madhe nënujore në botë. Ajo paraqet një vajzë të gjunjëzuar, me kokë të mbështetur që mban mbi shpatulla peshën e oqeaneve. Ocean Atlas është vepër e artistit britanik Jason DeCaires Taylor.
Feltepve, Ulm (Gjermani)
Vepër e artistit hungarez Ervine Herve-Loranth, Feltepve është një nga skulpturat më të çuditshme dhe “të frikshme” në botë. Ajo paraqet një burrë gjigant që duket sikur del nga toka dhe mban mbi vete shtresën e barit. I krijuar me rastin e Art Market Budapest, panairi i artit bashkëkohor në Budapest në vitin 2014, ajo është realizuar në plastikë dhe është zhvendosur më pas në qytetin gjerman Ulm.
Wursa, Paris
E krijuar nga artisti francez Daniel Firman, Wursa tregon një elefant gjigant në ekuilibër mbi feçkën e tij. Kjo skulpturë e cila u shfaq për herë të parë Fontainebleau Castle në Paris, sot ndodhet në Muzeun Palais në Tokio. Dhe është një burim habie, veçanërisht për më të vegjlit.
Les Voyageurs, Marsejë
Në Marsejë, Les Voyageurs (udhëtarët) është vepër e skulptorit Bruno Catalano, i cili në të kaluarën ka qenë një marinar në Marok. Ajo paraqet dy burra të realizuar në argjilë, duke i hedhur sipër bronz. Trupave të tyre u mungojnë organet jetësore dhe tregojnë qytetarët e botës, duke kaluar tranzit në qytetet kryesore.
Stone-balancing, Ishulli Man
Adrian Gray ka lënë gjurmën e tij në Ishullin Man, në Angli, me një skulpturë origjinale e krijuar nga dy gurë në ekuilibër. Një vepër surreale, magjike, që bëhet edhe më e bukur gjatë perëndimit të diellit.
Shoes on the Danube Bank, Budapest
Në Budapest, Këpucët në bregun e Danubit janë një monument që mbartin një kuptim: të realizuara nga regjisori Can Togay dhe skulptori Gyula Pauer, janë një memorial i Holokaustit dhe kujtojnë masakrën e hebrenjve nga milicët e Nyilaskeresztes Párt* gjatë Luftës së Dytë Botërore.
(*parti pro-naziste dhe antisemite nën drejtimin e Ferenc Szálasi, në qeverinë e Hungarisë nga 15 tetori 1944 – janar 1945. Gjatë kësaj periudhe të shkurtër, dhjetëra mijë hebrenj, ndër të cilët gra, fëmijë e të moshuar u deportuan nga Hungaria në kampet e shfarosjes).
Transcendence, Portland (Shtetet e Bashkuara të Amerikës)
Në Portland, Oregon, Transcendence është një skulpturë e realizuar nga Keith Jellum dhe shfaq një peshk të ngecur në mur. Ose më mirë një peshk që hyn dhe del nga muri. E gjatë më shumë se tetë metra, skulptura është realizuar në bronz dhe me dorë.