10 tetori, Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Mendor

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përcaktuar datën 10 tetor si ‘Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor’, si një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet e shëndetit mendor në mbarë botën.

Shëndeti mendor është niveli i mirëqenies psikologjike ose e thënë ndryshe mungesa e patologjive mendore. Më konkretisht, është gjendja e dikujt që “funksionon në një nivel të shëndetshëm të rregullimit emocional dhe të sjelljes”.

Nga këndvështrimi i psikologjisë, shëndeti mendor mund të përfshijë aftësinë e një individi për të shijuar jetën dhe për të krijuar një ekuilibër midis aktiviteteve të jetës dhe përpjekjeve për të rritur aftësinë psikologjike. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), shëndeti mendor përfshin “mirëqenien subjektive, vetë-efikasitetin e perceptuar, autonominë, kompetencën, varësinë ndërgjeneruese dhe vetëaktualizimin e potencialit intelektual dhe emocional të dikujt”.

OBSH shprehet më tej se mirëqenia e një individi është e përfshirë në realizimin e aftësive të tyre, përballimin e streseve normale të jetës, punës prodhuese dhe kontributit për komunitetin e tyre. Dallimet kulturore, vlerësimet subjektive dhe teoritë profesionale konkurruese, të gjitha ndikojnë në mënyrën se si njeriu e përcakton “shëndetin mendor”.

Po kur është koha për të kërkuar ndihmë te psikologu? Si ta dallojmë që kemi probleme të shëndetit mendor?

Nëse jeni të shqetësuar që një i afërm mund të jetë duke kaluar vështirësi, ose që ti vetë mund të kesh nevojë për ndihmë, evidentoni këto shenja që mund të nënkuptojnë një nevojë për ndihmë:

Ja disa nga sinjalet/ simptomat që janë “tik-taket” për të kuptuar që keni nevojë për psikolog/ psikoterapist/ psikiatër:

1.Probleme me gjumin

2.Ndryshime në humor

3.Ndryshime në performancën në punë

4.Ndryshime në peshë

5.Trishtim, ndjenjë pashprese, ose anhedoni (humbje e kënaqësisë dhe shkëputje nga gjërat që më parë të sillnin kënaqësi)

6.Simptoma fizike

7.Dhimbje koke dhe probleme me stomakun

8.Axhitim/ irritim

9.Konflikte të vazhdueshme me familjen/kolegët

Këto janë disa nga simptomat që nëse i shihni te vetja apo tek një i afërm, rekomandohet që t’i kujtoni atyre se të kërkuarit ndihmë mund të jetë një hap shumë i rëndësishem për të rindërtuar çrregullimet e tyre. Është më e shëndetshme për një të afërm në vështirësi t’i sugjeroni një konsultë me psikologun sesa ta lejoni që situata e shëndetit mendor të agravojë deri në përkeqësim për ndonjë shtrim në një institucion trajtimi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *