Çdo vit Indeksi Global i Paqes analizon të gjitha vendet në botë për sigurinë duke përfshirë krimin e dhunshëm, terrorizmin, konfliktin ndërkombëtar, sigurinë dhe rreziqet shoqërore.
Për të 14-in vit me radhë në krye të kësaj liste qëndron Islanda, por ka edhe disa vende mjaft interesante.
Kombi i vogël ishull ka një popullsi të paktë, standard jashtëzakonisht të lartë jetese dhe shkallë shumë të ulët të krimit duke e bërë atë një mjedis shumë të sigurt dhe mikpritës.
Vendi ka gjithashtu shpenzimet ushtarake më të ulëta në botë dhe gjithashtu shkallën e konfliktit. Islanda është gjithashtu e bekuar me një sërë atraksionesh fantastike turistike.
10 vendet më të sigurta në botë
1. Islanda
2. Zelanda e Re
3. Danimarka
4. Portugalia
5. Sllovenia
6. Austria
7. Zvicra
8. Irlanda
9. Republika Çeke
10. Kanadaja
Po ku qëndron Shqipëria në këtë listë. Vendi ynë renditet në vendin e 41-të nga 163 të tillë të marrë në analizë. Shqipëria ka një përmirësim me 3 vende në krahasim me një vit më parë.
Ndër faktorët qe e penalizojnë vendin tonë janë niveli i kriminalitetit në shoqëri, armët në popullatë, numri i personave të burgosur si dhe numri i vrasjeve.
10 vendet më të sigurta në botë, ku renditet Shqipëria?
Leave a comment