100-600 euro rryshfet për kalimin e shqiptarëve në Greqi, arrestohen 7 efektivë në doganën e Kapshticës

Nga hetimet e kryera nga Shërbimet e Punëve të Brendshme greke që ka zgjatur disa muaj, është arritur në përfundimin me arrestimin e 7 policëve në doganën e Kapshicës.

Policët akuzohen se merrnin rryshfet 100-600 euro për të lejuar kalimin e shqiptarëve në kufirin grek edhe pse ndaj tyre kishte një vendim për t’iu ndaluar hyrja në shtetin Helen, për shkak te dënimeve për trafik droge.

Prokuroria kishte vendosur nën përgjim telefonat celularë të oficerëve nga ku u konfirmua dhe aktiviteti i tyre kriminal. Të përfshirë në këtë grup ishin dhe dy persona të tjerë, pronari i një lokali në afërsi të doganës dhe një punonjës i policisë private.

Autoritetet greke po ndjekin penalisht edhe tre taksistë, të cilët merrnin pasaportat nga shtetasit shqiptarë dhe I çonin ato te oficerët e policisë në Kristallopigji ku vuloseshin për të kaluar kufirin. Sipas hetimeve të Shërbimit të Punëve të Brendshme, grupi dyshohet se ka qenë aktiv që nga viti 2020, ku gjatë kësaj kohe, punonjësit e policisë janë përfshirë në 77 raste të dhënies së dokumenteve false dhe vendosjes të vulave hyrëse dhe dalëse

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *