100 efektivë nga Tirana ‘zbarkojnë’ në qelitë e të burgosurve, kryejnë kontrolle të imtësishme në Vlorë

Policia e Burgjeve ka ‘zbarkuar’ në paraburgimin e Vlorës, ku po ushtron kontrolle nëpër qelitë ku qëndrojnë të burgosurit.

Në fokusin e tyre është kontrolli i qelive i të dënuarve. Efektivët, kanë zhvilluar kontrolle në qelitë e të burgosurve prej më shumë se 1 ore.

Kontrollet në qelitë e paraburgimit, po kryhen për sende të jashtëligjshme mirëpo ende nuk dihet arsyeja speficike që bëri të mundur nisjen e këtij aksioni.

Pritet që të tjera detaje të dalin në dritë në lidhje me këtë aksion.

vijon…

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *