‘100 euro në muaj’/ Studentët kërkojnë rimbursim, paralajmërojnë bojkotim

Studentët kanë paralajmëruar bojkotim të mësimit, nëse përfitojnë nga paketa anti-krizë.

Ajo që ata kërkojnë është rimbursim prej 100 euro në muaj, pasi e kanë të pamundur të përballojnë jetesën si pasojë e rritjes së çmimeve.

Ata shprehen se do të bojkotojnë mësimin në prag të nisjes së vitit akademik, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

“Është e pamundur që të nisë viti akademik këtë vit. Xhepat e studentëve janë bosh. Duke ditur falangat e Kryeministrisë dhe zjarrshuesit e protestave që i ka gjithmonë në dispozicion, do ketë tentativa për protesta. Fillimisht është pak largpamëse që mund të ketë një dhjetor të tretë, por mos u ngatërroni kurrë me studentët në dhjetor”, shprehet një student.

Të njëjtën gjë kanë paralajmëruar dhe pedagogët, pasi kanë kërkuar rritje page.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *