Kreu i PL, Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të qeverisë së Kosovës për t’i dhënë qytetarëve të saj 100 euro shtesë në kuadër të paketës anti-krizë.
Meta në ‘Facebook’ shkruan se ndihma e dhënë nga qeveria jonë nuk i mjafton pensionistëve as për një kafe në ditë.
Sakaq shton se paratë në vend po shpërdorohen dhe jeta në vend po bëhet e papërballueshme.
Postimi i plotë:
Pas Maqedonisë së Veriut, edhe Qeveria e Kosovës ndërmerr hapa konkretë për të mbështetur shtresat në nevojë për përballimin e krizës së rritjes së çmimeve dhe inflacionit të lartë. 100 euro shtesë do të jetë shuma që do të përfitojnë pensionistët në Kosovë gjatë muajit tetor. Po në Shqipëri? Ndihma e Qeverisë Rama për pensionistët nuk është as sa një kafe në ditë, sepse paratë ajo i shpërdoron dhe i vjedh për inceneratorët dhe koncensionet, ndërsa për pensionistët në Shqipëri jetesa është e papërballueshme.