SPAK ka nisur këtë të shtunë marrjen në pyetje të anëtarëve të Komisionit të Koncesionit në lidhje me hetimet për koncensionin e sterilizimit me vlerë 100 mln euro.
Burime për median bëjnë me dije se i pari që është marrë në pyetje, është anëtari i Komisionit të Koncesionit, Saimir Kadiu. Sakaq, pritet që të dëshmojë më vonë edhe Arben Gjata.
Marrja në pyetje lidhet për sterilizimin për setet kirurgjikale, çështje kjo e cila është nën hetim prej 3 vitesh, por mësohet se SPAK është drejt përfundimit të hetimeve.