100 vite diplomaci/ Berisha ndan mesazhin e ish-presidentit Bush për shqiptarët

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me në 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA dhe Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha ka zgjedhur ta shpërndajë mesazhin e urimit të ish-Presidentit amerikan për shqiptarët.

“Mesazh i mikut të madh të kombit shqiptar, Presidentit George W. Bush me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve”, ka shkruar Berisha.

Letra e ish-presidentit:

Unë dhe Laura ju dërgojmë përshëndetje dhe urimet më të ngrohta për mbarë popullin shqiptar teksa festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, ky gur kilometrik i veçantë është një dëshmi i miqësisë midis dy vendeve tona dhe vlerave tona të përbashkëta demokratike. Në vitin 2007 isha krenar që u bëra presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara që vizitonte Shqipërinë. Laura dhe unë nuk e harrojmë kurrë kohën që kaluam në vendin tuaj të bukur. Ne u bëmë vetë dëshmitarë të mikpritjes suaj të sinqertë dhe të përkushtimit tuaj ndaj demokracisë dhe marrëdhëniet e forta me Shtetet e Bashkuara. Kujtoj gjithashtu pasionin tuaj për zhvillim dhe tolerancë. Jam i lumtur të shoh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara teksa vazhdojë të punojnë krah për krah si aleatë në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së duke mbrojtur demokracinë, paqen dhe të drejtën e njeriut. Shpirti shqiptar që kurrë nuk resht së përpjekuri për liri dhe tradita juaj e besës për t’u shtrirë dorën e ndihmës njerëzve në nevojë, janë vlera të cilat shpresoj do të bëhen shembull për të tjerët. Shqipëria është një forcë e së mirës në botë dhe Shtetet e Bashkuara janë krenare që e quajnë mike dhe aleate. Gëzuar të gjithëve 100-vjetorin e miqësisë sonë jetëgjatë!

Ambasada e SHBA-së në bashkëpunim me ministrinë e Jashtme ditën e sotme organizuan një event të kuadër të përvjetorit. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të opozitës që nga Lulzim Basha e deri te Agron Gjekmarkaj. Ndërsa Sali Berisha nuk ishte i pranishëm.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *