Ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, ka mbajtur fjalën e tij në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënies diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
Pompeo tha se Shqipëria dhe SHBA kanë bërë një punë të mirë në luftën kundër terrorizmit, ku sipas tij nuk ka rëndësi se cili është në pushtet, por e rëndësishme është të zhbëhet korrupsioni dhe konsolidohet liria e demokracia.
“Është kënaqësi që të jemi këtu. Që nga viti 1922 marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë të shkëlqyera. Kohët kanë ndryshuar, teknologjia po ashtu, shumë gjëra kanë ndryshuar. Pavarësisht se Ambasadorja jonë punon për zotin Biden, edhe pse është emëruar nga Turmp, përkushtimi vijon po një soj. Në ’89 kam shërbyer në Evropë në kufirin e Gjermanisë Lindore
Departamenti ynë e ka vlerësuar këtë. Shpresoj të vendosim një diversion të plotë këtu dhe të na ndihmojë të jetë me e aftë ushtarakisht dhe NATO të bëj ato gjëra që duhet të bëjë. Unë kam shërbyer si ushtar në NATO. Kjo marrëdhënie e fortë e ndërtuar mes kombeve të ndryshme dhe Shqipërisë është e veçantë në 30 vitet e fundit për të konsoliduar demokracinë”, tha ai.