Presidenti Ilir Meta është takuar sot me ish-deputetin britanik, z.John Timothy Grogan.
Nëpërmjet një postimi në Facebook Meta ka falenderuar ish-deputetin për mbështetjen që i jep komunitetit shqiptar në Britani.
“I lumtur të prisja sot një mik të shkëlqyer të vendit tonë, ish-deputetin britanik, z.John Timothy Grogan, i cili viziton Tiranën në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.
E falenderova për përkrahjen e madhe që i jep komunitetit tonë atje, si dhe për mbështetjen e pakursyer të dhënë në vijimësi ndaj Shqipërisë nga Britania e Madhe”, ka shkruar presidenti.