Një 35-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi ishte duke transportuar 5 emigrant nga vendet e treta kundrejt parave.
Shtetasi Nderim Grosha akuzohet për veprën penale ” Dhënie ndihme për kalim paligjshëm të kufirit”. Sakaq, policia në cilësinë e provës ka sekuestruar automjetin dhe një aparat celular.
Njoftimi i Policisë:
Në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Immigrants’, u ndalua në Fushë Milot automjeti tip ” Ford” që drejtohej nga 35-vjeçari dhe pas kontrollit në automjet i janë gjetur 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, i cili po i transportonte kundrejt fitimit.
Nderim Grosha, banues në Kukës akuzohet për veprën penale ” Dhënie ndihme për kalim paligjshëm të kufirit”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular.
Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.