106-vjeçarja nga Filipinet, modelja më e vjetër e “Vogue”

Vogue Philippines ka zbuluar Apo Whang-Od si yllin e kopertinës të muajit prill, një lëvizje që e bën artisten 106-vjeçare, me tatuazhe nga Filipinet, personin më të vjetër që është shfaqur ndonjëherë në faqen e parë të Vogue. Whang-Od, e njohur gjithashtu si Maria Oggay, ka përsosur artin e tatuazheve me dorë që kur ishte adoleshente, duke mësuar nën udhëzimet e babait të saj.

Me banim në fshatin malor të Buscalan, rreth 15 orë në veri të Manilës, ajo konsiderohet mambabatok-ja më e vjetër në vend. Apo Whang-Od konsiderohet si luftëtarja më e vjetër e vendit. Tani, vizitorët ndërkombëtarë që kërkojnë dizajnet e saj gjeometrike në tatuazhe përbëjnë pjesën më të madhe të klientelës së saj. Vogue Filipine në një postim në mediat sociale tha për të:

E shpallur si mambabatok e fundit e gjeneratës së saj, ajo ka ngulitur simbolet e fisit Kalinga, që nënkuptojnë forcën, guximin dhe bukurinë në lëkurën e mijëra njerëzve që kanë bërë pelegrinazhin në Buscalan.

Arti mund t’u transmetohet vetëm të afërmve të gjakut dhe Whang Od ka disa vite që stërvit mbesat e saj Elyang Wigan dhe Grace Palicas. Whang Od shprehet:

Tradita do të vazhdojë për aq kohë sa njerëzit vazhdojnë të vijnë për të bërë tatuazhe. Për sa kohë që mund të shoh mirë, do të vazhdoj të bëj tatuazhe. Do të ndaloj sapo shikimi im të turbullohet.

Kryeredaktori i Vogue në Filipine, Bea Valdes tha se stafi i botimit vendosi njëzëri që Whang-Od të dilte në kopertinë.

“Ne ndjemë se ajo përfaqësonte idealet tona për atë që është e bukur në kulturën tonë filipinase. Ne besojmë se koncepti i bukurisë duhet të evoluojë dhe të përfshijë fytyra dhe forma të ndryshme dhe gjithëpërfshirëse. Ajo për të cilën shpresojmë të flasim është bukuria e njerëzimit”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *