109-vjetori i lindjes së Sabiha Kasimatit, shkencëtares së parë shqiptare që u bë simboli i femrës intelektuale

Si sot, 109 vjet më pare u lind shkencëtarja e parë shqiptare, Sabiha Kasimati. Ajo lindi në Edërne (Adrianopojë), Turqi më 15 shtator 1912, në një familje intelektule libohovite.

Kur familja e saj u kthye në atdhe, ajo vazhdoi studimet në Liceun Francez të Korçës, duke qënë e para fëmer që mbaron këtë shkollë. Pas përfundimit të studimeve, Sabihaja punoi si mësuese në Normalen Fëmërore të Korçës, Shkollën Amerikane të Kavajës, Institutin “Nana Mbretneshë”, si dhe në Liceun e Korçës.

Në vitin 1936 i akordohet bursë shtetërore për studime në Itali, në Fakultetin e Shkencave Biologjike, në Universitetin e Torinos, të cilat i mbaron me rezultate maksimale në vitin 1940.

Në 18 shkurt 1943, Instituti Mbretëror i Studimeve Shqiptare, vendosi të krijojë pranë tij, një muze të shkencave, dhe për këtë u ngarkua Sabihaja. Edhe gjatë viteve të para të komunizmit, ajo vazhdon kërkimin shkencor, në krah të figurave të shquara, si Çabej, Buda, Gjergj Komino, Gjergj Ashta, etj. Në oborrin e Ambasadës Sovjetike, në 19 shkurt 1951 ndodhi një shpërthim, të cilin regjimi e konsideroi si akt terrorist, pavarësisht se nuk pati asnjë pasojë.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *