Njëmbëdhjetë kilogramë heroinë dhe katër kilogramë materiale për përpunimin e drogës, kanë çuar në arrestimin e tre personave në Embrach të Zvicrës.
Policia gjatë kontrollit të pronës së një kosovare 65 vjeçare me banim në Zvicër, ka gjetur 11 kilogramë heroinë, 4 kilogramë lëndë për punimin e drogës dhe sasi të vogla kokaine dhe mariuhanë, shkruhet në komunikatën e policisë Zvicër. Në momentin e ndërhyrjes së policisë, në banesë ka pasur edhe persona të tjerë. Bëhet, fjalë për shtetasen 27-vjeçare e Shqipërisë, e cila ndodhet ilegalisht në Zvicër dhe një 23-vjeçare tjetër, po ashtu shtetase shqiptare, por me banim në Embrach, pasi dyshohen se kanë shkelur ligjin për narkotikët.
Gratë janë dërguar në zyrën e prokurorit publik Winterthur/Unterland, pasi policia kishte përpunuar rastin.