Facebook, Instagram dhe WhatsApp zakonisht kanë patur ndërprerje të shkurtra dhe individuale, por është e pazakontë që të gjitha aplikacionet të bien njëherazi. Aksionet e Facebook ranë gati 6% të hënën pasi një ndërprerje globale përfshiu të gjitha aplikacionet në ombrellën e tij.
“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz kanë probleme me qasjen në aplikacionet dhe produktet tona. Ne po punojmë për t’i rikthyer gjërat në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim,” postoi Facebook në Twitter.
Sipas Down Detector, ndërprerja ka prekur përdoruesit në Mbretërinë e Bashkuar, Australi, Azi, Afrikë dhe Evropë. Sipas Investors.com aksionet e Facebook vijojnë të bien çdo sekondë që kalon duke shkaktuar kështu humbje të mëdha për kompaninë.
Reklamuesit në Facebook po përdorin faqen e mediave sociale për t’u lidhur me klientët e ardhshëm si kurrë më parë. Reklamuesit e saj janë rritur në më shumë se 10 milionë biznese nga mbi 8 milionë që ishin para pandemisë. Në këtë rast gjithnjë e më shumë biznese drejtohen drejt Facebook, duke investuar paratë e tyre.
/Priza.al/