Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka përkujtuar sulmin terrorist të 11 shtatorit të ndodhur 21 vite më parë në SHBA.
Përmes një postimi në Tëitter, Begaj ka dënuar njëkohësisht edhe sulmin kibernetik që goditi vendin tonë duke bërë thirrje për përforcimin e lidhjeve me partnerët dhe aleatët e vendit.
“Sot ne nderojmë të gjithë ata që humbën dhe dhanë jetën në sulmet terroriste vdekjeprurëse të 11 shtatorit kundër SHBA-së dhe demokracisë, të cilat ndryshuan përgjithmonë.
Sulmet e fundit kibernetike në infrastrukturën tonë jetike na kujtojnë se siguria kombëtare është një përparësi kryesore. Ne duhet të ndërtojmë dhe zhvillojmë aftësitë tona kombëtare duke forcuar lidhjet me partnerët dhe aleatët tanë për të mbrojtur sigurinë e vendeve dhe njerëzve tanë”, shkruan Begaj.