Kuvendi i Kosovës ka marrë pamje të re për nder të 28 Nëntorit, festës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Flamuri Kombëtar është vendosur në projektor në pjesën e objektit të Kuvendit, përballë shesheve të kryeqytetit.
Ky gjest do të jetë vetëm njëri nga shumë të tjerë që do të organizohen për shënimin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Madje, për nder të përvjetorit të shtetit shqiptar, dy kuvendet shqiptare; ai i Kosovës dhe Shqipërisë, mbajtën të dielën mbledhje të përbashkët e para e këtij lloji.