Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, mbajti fjalën e saj në mbledhjen e përbashkët të parlamenteve të Kosovës e Shqipërisë me rastin e 110-vjetorit.
Gjatë fjalimit, Doda theksoi se është një detyrim i dy vendeve për të afruar brezin e të rinjve, ndërsa propozoi përdorimin e lekëve të përbashkëta, apo krijimin e një Akademie të Përbashkët të Shkencave.
Më tej, ajo u shpreh se krerët e UÇK-së të cilët janë të akuzuar në Hagë në Dhomat e Posaçme, janë heronj e jo kriminelë lufte.
“Është gabim mos të punosh për të jetësuar bashkimin kombëtar. Kemi detyrimin të afrojmë të rinjtë me programe të përbashkëta arsimore. Krijimi i comunuelthit ekonomik me Lekun si monedhë të përbashkët. Krijimin e Akademisë të përbashkët të Shkencave. Krijimi një komisioni të përbashkët parlamentar që do koordinonte nismat ligjore dhe agjendën politike. Duhet t’i japim jetë kombit modern shqiptar, më i madh në numër dhe me resurse më të mëdha. Duhet të kujtojmë që Shqipëria sot nuk është ajo që shpalli Ismail Qemali. Rrethohemi nga shqiptarë në të katër anët. Kjo sallë ka mungesa të mëdha sot, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e të tjerë që akuzohen në Hagë. Lufta e UÇK faqe lavdie në historinë e kombit dhe ata që i dalin zot kombit janë heronj jo kriminelë lufte. Nuk mund të humbim në paqe atë që fituam me luftë”, tha ajo.