12 persona nxirren gjallë nga spitali në Tetovë, ja si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore

Mes tragjedisë në Tetovë ka dhe lajme të mira. 12 persona janë nxjerrë të gjallë nga spitali i djegur.

Mediat maqedonase shkruajnë se personat e mbijetuar janë jashtë rrezikut për jetën dhe janë çuar për shërim në disa spitale të tjera deri në Shkup.

Ndërkohë numri i viktimave zyrtarisht mbetet 14 kurse organet hetimore menjëherë janë vendosur në lëvizje për të zbardhur ngjarjen. Për fat të keq bëhet e ditur se numri i viktimave edhe mund të rritet.

Rikujtojmë se kryeministri Zoran Zaev bëri të ditur qeveria e Maqedonisë së Veriut do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *