Dorëzohet për herë të dytë i pandehuri Alban Bengasi. Kjo erdhi një ditë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, që i shtoi dënimin me mbi 3 vite burg pasi kishte fituar lirinë pas kryerjes së dënimit të dhënë nga Shkalla e Parë me 1 vit e 4 muaj burg vetëm për dhunë në familje.
Apeli i Posaçëm vendosi dje ta dënojë Bengasin me 7 vite burg për dhunë në familje në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal si dhe në aplikim të nenit 334 pika 1 që i shton dënimit edhe pesë vjet burgim. 3 vite burg iu dhanë për veprën penale që parashikohet në nenin 333 pika a, mbi formën e grupit të strukturuar kriminal.
Në bashkim të dënimeve, Bengasi duhet të vuajë sipas Apelit 7 vite burg, që konvertohet për shkak të gjykimit të shkurtuar në 4 vite e 8 muaj në një burg të sigurisë së lartë. Sipas SPAK, Alban Bengasi që njihej si avokati i grupeve kriminale, kishte ofruar 120 mijë euro që ti vrisnin bashkëshorten, me pretendimin se e kishte tradhtuar.