Veip Salkurti, është fermeri dibran i cili zotëron parcela me qershi në Dibër e që ditën e djeshme kishte të pranishëm në tokat e tij kryeministrin Edi Rama, me të cilin u ul këmbëkryq e bisedoi gjerë e gjatë për problematikat që ka tregu vendas.
Fermeri i tregoi kryeministrit së është në pikun e sezonit të vjeljes së qershive. Ai po ashtu tregoi se ka një linjë të prodhimit të lëngjeve të frutave të ndryshme që ai kultivon në një hapësirë prej 8 hektarësh.
Rezulton se Salkurti nuk është figurë e panjohur. Përveç se fermer, ai ka qënë mbështetës i Partisë Demokratike (nuk dihet nëse është ende dhe sot). Në vitin 2013-të, atij iu dha fjala në Konventën për Zhvillimin Rural të Partisë Demokratike, e cila u mbajt në 12 prill të 2013-ës.
‘Kryeministri, Skëndërbeu i Shqipërisë Sali Berisha. PD më ka mundësuar që të kem një fermë me një teknologji bashkëkohore’- është pjesë nga fjalimi i zjarrtë i fermerit i cili u shoqërua me ovacione dhe duartrokitje.
Nuk dihet nëse pas kaq vitesh Salkurti është tërhequr nga fusha politike e nga mbështetja për Partinë Demokratike.