125 refugjatë afganë janë evakuuar në mënyrë të fshehtë nga Afganistani në Shqipëri. Personat e evakuuar janë gjyqtarë, çiklistë profesionistë, gazetarë, prezantues televizivë, aktivistë të të drejtave të njeriut, të afërm të diplomatëve afganë, artistë, oficerë të zbatimit të ligjit dhe shkencëtarë.
“Pas një procesi intensiv dhe të vështirë gjatë javëve të fundit, me situatën që ndryshon vazhdimisht dhe planet e reja po ndërtohen pothuajse çdo ditë, ne jemi të kënaqur që jemi në gjendje të themi se fokusi ynë kryesor tani është për të siguruar që të evakuuarit të kenë gjithçka që u nevojitet ndërsa fillojnë procesin e ndërtimit të jetës për veten e tyre”, u shpreh drejtori i Përgjithshëm i IsraAID, Yotam Polizer.
/Burimi: The Jerusalem Post/ Përshtati në shqip: Priza.al/