13 kg heroinë në autobusin e linjës Durrës-Milano, ja çfarë deklaruan të arrestuarit

Dy shtetas u arrestuan ditën e djeshme nga policia në Portin e Durrësit, pas zbulimit të mbi 13 kg heroine të fshehura në autobusin me destinacion Italinë.

Në pranga kanë rënë Mikel Pici, 32 vjeç, banues në Rrogozhinë, pronari i firmës së linjës së autobusëve “Durrës-Milano” dhe Piro Rushi, 57 vjeç, banues në Fier, drejtuesi i autobusit.

Lënda narkotike ishte fshehur në pjesën e sipërme metalike në mes të autobusit, ku ngarkohen bagazhet dhe ishte salduar. Droga u zbulua nga qentë e stërvitur të cilët kanë nuhatur dhe zbuluar vendndodhjen e heroinës.

Shoferi ka deklaruar se nuk ka informacion për lëndën narkotike dhe se nuk ka të bëjë me të. Gjithashtu edhe pronari i linjës nuk ka pranuar të ketë lidhje me ngjarjen.

Porti i Durrësit/ Sekuestrohen 13 kg drogë në autobusin e linjës, në pranga dy persona


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *