13 oficerë të rinj i shtohen trupës së Patrullës në Elbasan

13 oficerë të rinj i janë shtuar Patrullës së Përgjithshme në Elbasan.

Nga autoritetet i është kërkuar që efektivët të tregojnë seriozitet dhe disiplinë në përmbushjen e detyrave që do të kryejnë.

?DVP Elbasan

Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan u bë prezantimi i 13 oficerëve të rinj, të cilët kanë përfunduar studimet në Kolegjin Profesional të Formimit Policor, në Akademinë e Sigurisë dhe do të emërohen në strukturën e Patrullës së Përgjithshme të DVP Elbasan.

Oficerët e rinj të Patrullës së Përgjithshme u pritën nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan Drejtues i Parë Ardian Çipa, Zv/drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike, shefat e Komisariateve në varësi të DVP Elbasan dhe shefi i Sektorit të Burimeve Njerëzore të DVP Elbasan.

Drejtues Ardian Çipa i inkurajoi efektivët e rinj, që të tregojnë seriozitet dhe disiplinë në përmbushjen e detyrave që do të kryejnë.

Çipa: “Qëllimi kryesor i një punonjësi policie është që t’i shërbejë komunitetit, me përkushtim dhe humanizëm, duke zbatuar ligjin. Ju ofroj mbështetje nga ana ime, në përmbushjen e detyrave. Suksese në misionin tuaj!”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *