13 rekorde në 90 minuta/ Ronaldo nuk ndalet as në Champions League

Cristiano Ronaldo nuk po ndalet më që pas debutimit me Manchester United. Kësaj radhe portugezi ka shënuar që në 13 minutat e para të sfidës në Zvicër përballë Young Boys.

Goli ishte i gjithi portugez, por merita i shkon të gjithit Bruno Fernandes që me një pasim ‘magjik’ nxori patriotin e tij të vetëm para portierit duke mos e kursyer për t’ia kaluar topin mes këmbëve.

Ronaldo tashmë është një ndihmë e madhe për “Djajtë e Kuq”. Golat e tij mund të çojnë shumë lart ekipin e Solskjaer që n sezonet e fundit ka pasur probleme të theksuara me mbrojtjen dhe sulmin.

Shumë kishin parashikuar se CR7 nuk do të sillte asgjë tjetër këtë sezon përveç golave, por paraqitja kundër “Qymyrxhinjve” e hodhi poshtë këtë teori. Ai vendosi 13 rekorde që në sfidën e parë.

12 VITE – Kristiano Ronaldo vendosi rekordin e dytë të diferencës më të gjatë mes dy ndeshjeve në Premier Ligë. Prezenca e tij e fundit në kampionatin anglez ishte kundër Arsenalit në maj 2009.

VENDIMTAR – Sulmuesi pati vetëm 8 prekje topi në zonën e Njukasëllit gjatë 90 minutave (63 në total) dhe sërish arriti të shënojë dy herë.

NJË NË TRE – Kapitenit të Portugalisë iu deshën vetëm 6 goditje për të shënuar dopietë dhe topi përfundoi në rrjetë në të dyja gjuajtjet në kuadrat.

KLASIFIKIMI – Ronaldo tani është golashënuesi i 44-t më i mirë i historisë së Premier Ligës (86 gola) dhe shpreson që ta arrijë kuotën e 100 golave që këtë sezon.

30 GOLA – Goli i tij i parë kundër Njukasëllit ishte i 30-ti në vitin 2021. Ai është i vetmi futbollist që ka shënuar më shumë se 30 gola në 15 vite radhazi.

SHIGJETË – Në sprintin e golit të dytë, shpejtësia e 36-vjeçarit shënoi 32.5 km/h, një statistikë e pabesueshme për një lojtar në moshën e tij.

PASIMET – Saktësia e pasimeve të portugezit ishte sërish e admirueshme (86.7%). Ai kompletoi 17 pasime në 1/3-at e fundit të fushës, duke krijuar një rast.

VETERANI – Vetëm dy ish-shokë skuadre, Rajan Gigs dhe Pol Skolls kanë shënuar në Premier Ligë në një moshë më të madhe sesa Ronaldo.

DOPIETAT – Portugezi ka shënuar 200 dopieta në karrierën e tij, duke barazuar rekordin e Mesit.

TURPËRON ARSENALIN – Me dy golat kundër Njukasëllit, CR7 ka shënuar më shumë në Premier Ligë këtë sezon sesa dy klube, Arsenali (1) dhe Noruiçi (1).

PROTAGONIST – Kristiano i dha 9 pasime të sakta bashkatdhetarit Bruno Fernandesh, 7 Ljuk Shout, 7 Pol Pogbasë dhe 5 Herri Meguajërit.

I SHËRBYER – Ai mori 10 pasime nga Pogba, 10 nga Fernandeshi dhe po kaq nga Nemanja Matiçi.

DOPIETA E PARË – Ronaldo është numri i parë 7 i Mançester Junajtidit që shënon dy gola në “Old Trafford” që prej prillit 2009, kur atë fanellë e mbante sërish ai.

/Burimi: Panorama Sport/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *