13 vite nga tragjedia e Gërdecit/ SPAK kërkon rigjykim për Fatmir Mediun, GJKKO mblidhet më 27 korrik

Pas një ‘pingpongu’, dosja e Gërdecit kaloi sërish në shqyrtimin e Gjykatës së Posaçme, pasi Gjykata e Lartë shpalli moskompetëncë për gjykimin e ish Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Ka qënë SPAK e cila këmbënguli për  rigjykimin e Fatmir Mediut, pasi e akuzon si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit. Këmbëngulje e cia ka në favor të saj edhe një kërkesë të familjes Durda, por mbrojtja e ish-ministrit të Mbrojtjes hedh poshtë mundësinë që Mediu të shkojë sërish në bankën e të akuzuarve.

Ndërkaq sot, Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka caktuar datën për seancën ndaj ish-ministrit, ku pritet të vendoset nëse do të rinisë gjykimi për të apo jo. Mediu akuzohet për shpërthimin në fshatin Gërdec të ndodhur në 2008, ku ushtronte aktivitetin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve luftarake shoqëria “Albademil” sh.p.k. Si rezultat i kësaj ngjarje u shkaktua vdekja e 26 personave, plagosja e rëndë e 27 personave, plagosja e lehtë e 109 personave, dëmtime të parëndësishme për 67 persona, si dhe dëmtime të tjera të paklasifikuara të 61 personave që janë trajtuar në spitale e qendra shëndetësore.

Seanca ndaj ish-ministrit Mediu do të mbahet më 27 korrik, në dhomë këshillimi, ku pritet të vendoset nëse gjykata do të pranojë ose jo kërkesën e SPAK për rigjykimin e tij. Gjykata e Lartë vendosi t’ia dërgojë këtë çështje për kompetencë GJKKO-së, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *