Veliaj nga takimi me kryebashkiakët: Tirana ka njohur zhvillim të vrullshëm

Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj ka marrë pjesë në takimin e kryeministrit Rama në Pogradec.

Gjatë një bilanci të 3 viteve të mandatit të dytë në krye të Bashkisë Veliaj tha se kryeqyteti ka njohur një transformim dhe zhvillim i vrullshëm.

Sakaq shtoi se Bashkia e Tiranës sapo ka marrë nga qeveria shqiptare licencën për të qenë operator i një zone të lirë ekonomike në Kashar.

“Kemi rikualifikuar 60 blloqe banimi dhe rreth 500 km rrugë në të gjithë territorin e Tiranës, qoftë urbane, qoftë rurale. Për procesin e rindërtimit kemi 7 lagje të reja. Ndërkaq, po ndërtojmë 24 shkolla në total, ku shumica kanë përfunduar, 16 konvikte dhe 506 banesa individuale. Përsa i përket lagjeve post tërmetit, jemi gati të hapim Zall-Herrin, Baldushkun, jemi në gjysmë të rrugës në Pezë, ndërkohë kemi mbaruar Ndroqin dhe Vaqarrin. Përsa i përket zhvillimit rural, kemi realizuar një sërë rrugësh lidhëse, si ajo që lidh Krrabën e Zall-Herrin me Tiranën.

Ndërkohë, kemi 24 tregje në secilën prej njësive. Kemi një treg lëvizës që shëtit nëpër Tiranë, kryesisht për të akomoduar ambulantët dhe shumë prej problematikave që kemi pasur me shitjen në rrugë. Përsa i përket rivitalizimit të jetës kulturore turizmit, kemi pasur 700 aktivitete që sponsorizohen aktivisht nga bashkia çdo vit. Kush ka qenë në Tiranë e shikon që Tirana është e mbushur me turistë”, tha ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *