Këngëtarja Fjolla Morina di në çdo moment se si të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve! Mjafton që ajo të bëjë një postim në rrjetet e saj sociale dhe menjëherë audienca nis të flasë për të.
E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa ka ndarë me ndjekësit disa poza ku shfaqet me një veshje ekstravagante, e kuruar në çdo detaj dhe mjaft provokuese.
Këngëtarja nga Kosova është dalluar gjithmonë për paraqitjen e saj, mirëpo pas ndarjes nga ish-bashkëshorti, Fisnik Syla, Fjolla ka ardhur edhe më joshëse.
Në fotot e postuara kohëve të fundit ajo ka pozuar para pasqyrës, ku duket shumë seksi. Morina mban veshur një fustan të shkurtër të zi, ku vëmendjen kryesore e merr dekolteja.
Veshjen, Fjolla e ka kompletuar me çizme të gjata dhe shumë bizhuteri. Ndërsa ka vendosur se bashkëngjitur me to të shkruaj vetëm: “Hey”.
Ndërkohë sjellim në vëmendje se Fjolla i dha fund martesës së saj me biznesmenin para disa muajsh. Ishte ky i fundit ai që konfirmoi ndarjen e tyre përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’ duke e cilësuar veten si një ‘zog i lirë’.