14 Maji/ 452 efektivë policie për ruajtjen e rendit në Korçë

-452 punonjës policie do të angazhohen për ruajtjen e rendit në qarkun e Korçës, për zgjedhjet e 14 Majit. Në njoftimin për media thuhet se secili punonjës policie është njohur dhe trajnuar për detyrat që ka në këtë fazë, si dhe është pajisur me librin e xhepit për detyrat funksionale gjatë procesit zgjedhor.

Sakaq, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe në Komisariatet në varësi të saj, janë ngritur Grupet e Drejtimit për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe menaxhimin e çdo lloj situate bazuar në planin e veçantë të masave. Në qarkun Korçë janë 7 KZAZ dhe VNV, si dhe 425 Qendra Votimi, të gjitha të mbuluara me punonjës policie, si dhe në çdo Njësi Administrative është vendosur nga një përgjegjës grupi.

Njoftimi DVP Korçë:

Në zbatim të Planit të Masave “Mbi garantimin e rendit dhe sigurisë publike për zgjedhjet e datës 14 maj 2023”, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka marrë të gjitha masat e duhura dhe po i zbaton ato sipas procedurave standarte.

Në DVP Korçë dhe në Komisariatet në varësi të saj, në orën 11:00, u bë instruktazhi për punonjësit e Policisë që janë të angazhuar në ruajtjen e qendrave të votimit, të KZAZ-ve dhe VNV-ve.

Instruktazhi u drejtua nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Drejtues i Parë Gjovalin Loka, i cili porositi edhe njëherë të gjithë punonjësit e policisë që të tregojnë profesionalizëm dhe të kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë në mënyrë të barabartë, me paanshmëri politike, vetëm në bazë dhe për zbatim të ligjit duke respektuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.

Gjithashtu të veprojnë vetëm dhe për zbatim të detyrave e përgjegjësive që atyre u takojnë si dhe të kenë parasysh procedurat që janë trajnuar në çdo situatë.

Secili punonjës policie është njohur dhe trajnuar për detyrat që ka në këtë fazë si dhe është pajisur me librin e xhepit për detyrat funksionale gjatë procesit zgjedhor.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe në Komisariatet në varësi të saj janë ngritur Grupet e Drejtimit për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe menaxhimin e çdo lloj situate bazuar në planin e veçantë të masave. Grupi i drejtimit ka krijuar hartën dixhitale, me numrat e kontaktit te punonjësve të angazhuar në çdo qendër votimi, si dhe numrat e përgjegjësve të tyre me qëllim, monitorimin e situatës për realizimin e detyrave funksionale si dhe për të siguruar një komunikim të shpejtë dhe në kohë reale, për çdo rast kur punonjësit e Policisë të angazhuar gjatë këtyre ditëve do të kenë nevojë për orientime që do të garantojnë zgjidhje efektive.

Ndërkohë ka filluar funksionimi i aplikacionit “Monitorimi elektronik i shërbimeve të Policisë së Shtetit”, i cili shfaq në kohë reale raportimet e strukturave në terren për sigurimin e rendit publik dhe të objekteve zgjedhore gjatë procesit të votimit.

Në territorin e qarkut Korçë janë 7 KZAZ dhe VNV, si dhe 425 Qendra Votimi, të gjitha të mbuluara me punonjës policie, si dhe në çdo Njësi Administrative është i vendosur nga një përgjegjës grupi.

Për ruajtjen e këtyre objekteve janë angazhuar 452 punonjës policie.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë është e vendosur dhe ka marrë të gjitha masat e duhura për të mbajtur në kontroll të gjithë territorin e qarkut, me qëllimin e vetëm sundimin e ligjit. Në këtë kuadër, apelojmë për të gjithë qytetarët dhe subjektet e përfshira në këtë proces që të respektojnë detyrimet ligjore që i ngarkon Kodi Zgjedhor dhe ligjet e tjera. Gjithashtu, Policia e Korçës garanton qytetarët se ka ndërmarrë të gjitha masat, që e drejta e tyre kushtetuese për zgjedhjen e përfaqësuesve të pushtetit lokal, të ushtrohet e lirë, e qetë, e pacënuar dhe pa intimiduar prej askujt.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *